MENU
klinika

Lufta e Beranës

Aty ku shqiptarët u masakruan barbarisht nga malazezët

18.11.2019 - 07:28

Kapitulli i luftërave të përgjakshme ballkanike ngriti siparin kur Mali i Zi i deklaroi luftë Perandorisë Osmane.

Kështu trevat shqiptare, prej Beranës (mbi Plavë) e deri në Liqenin e Shkodrës, u bënë vatrat e para të luftimeve dhe popullata shqiptare pësoi tmerre të papara, shkruan Konica.al.

Gazeta «The Bendigo Independent», e datës 22 tetor 1912, raportonte mbi një pritë të organizuar që ushtria malazeze kishte ngritur ndaj vullnetarëve shqiptarë.

«Dy mijë arnautë të udhëhequr nga dy oficerë turq, Hasim Bey dhe Mahmut Begorie, u nisën nga Plava për të rimarrë fshatin e Beranës, që u mor nga malazezët javën e kaluar», njofton artikulli.

Pasi mësymja e shqiptarëve, vazhdonte artikulli, u bë e njohur tek armiku i tyre, ata padashje përfunduan në pusi.

«Forca e cila po marshonte andej, u ballafaqua me zjarr të përgjakshëm nga të gjitha anët», vazhdon artikulli.

«Ata luftuan dëshpërimisht, por malazezët kishin zgjedhur pozicionin e tyre dhe shqiptarët nuk kishin kurrfarë mundësie».

Hasim beu dhe 280 ndjekës të tij u morën rob dhe u sollën në Podgoricë.

«Pas dy ditë luftimesh malazezët morën zotërimin e Plavës, jo fort larg nga kufiri. Lajmet nga Beogradi thonë se 120 mijë ushtarë serbë kanë kapërcyer kufirin…», raportonte «The Bendingo Independent». /konica.al/