MENU
klinika

Video

Aurela Gaçe: Ja çfarë ka ndodhur në ‘Air Albania’

19.11.2019 - 17:24

Artistja e njohur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe performoi mbrëmjen e sw dielws në hapjen e madhe të stadiumit ‘Air Albania’.

Dje ajo ka ndarë në llogarinë e saj emocionet e veçanta që ka ndjerë teksa vraponte dhe këndonte njëherazi në fushën e gjelbër.

“E megjithëse aty ishte gardh more gardh me polici, unë, një tifoze e çmendur ,e çava gardhin e vrapoja që të mos me kapnin . Eh,…. unë kujtova në fakt se isha më e shpejtë se policia, por ata s’më paskan parë fare.

Herë tjetër, i lutem trajnerit te me fusë ne lojë se kam rezistence për 90minuta….. Isha e lumtur që ndodhesha mes jush… E lumtur me zërin tuaj që buçiste me këngën aq te dashur e kaq domethënëse për të gjithë ne, Shqiptarinë 🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰”- shkruan Aurela Gaçe në Instagram.

Artistë të tjerë që kënduan krah Gaçes, ishin emrat e njohur si Juliana Pasha, Era Istrefi, Besa Kokëdhima, Flori Mumajesi, të cilët i dhuruan njerëzve shumë emocione gjatë përformancave të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në sheshin “Skënderbej”

Divat e muzikës që sfiduan të ftohtin