MENU
klinika

Tronditi Kosovën

Bajraj zbulon me emër e mbiemër kush fshihet pas vrasjes politike

23.11.2019 - 21:53

Veprimtari Fatmir Bajraj ka folur rreth vrasjes së Xhemail Mustafës së LDK-së, që tronditi Kosovën 19 vjet më parë.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli. Sipas Bajrajt, zëdhënësin e LDK-së e vrau SHIK-u, e shefi i saj ishte dhe është “Luli”.

  • Ja shkrimi i tij:

Xhemen e vrau SHIK-u, e shefi i saj ishte dhe është “Luli” !

19 vite më parë, pikërisht me 23 nëntor të vitit 2000, dora e zezë armikut shekullor, një dorë e ligë tradhëtare, vrau në pritë dhe n’pabesi, intelektualin e shquar, veprimtarin e spikatur dhe atdhetarin e paepur, z.Xhemajl Mustafa.
– U vra zëri autentik i Levizjës Nacionale të shqiptarëve të Kosovës për Liri, Pavarësi & Demokraci.
– U fik dhe shua mizorisht, zëri identitar i Presidentit historik Rugova dhe i filozofisë Rugoviste në artin e luftës politike për liri dhe të drejta kombëtare.
– U ekzekutua barbarisht n’hyrje të baneses nga fallanga të krimit dhe anti-shqiptarisë, për t’i ndal “hapin” në përmbushjën e misionit historik, ndertimin e lirisë së Kosovës dhe shtetëndertimin e saj.

Vrasja e Xhemës ishte vrasje e lirisë së Kosovës, plumbat e shkrepur n’trupin e Tij, sihin pumba në shtatin dhe trupin e Kosovës martire, ishin atentat ndaj shtetit të Ri dhe t’pavarur të Kosovës e cila ishte çliruar nga qizma e pushtuesit shekullor serbosllav.
– Lajmi i kobshëm i atij 23 nëntori të “akullt”, mori dheun ; tronditi opininonin si vrasje e porositur nga armiqë të kombit & atdheut, por për fatin tonë të lig dhe të keq ; edhe vrasësit sikur urdhërdhënësit, ishin shqip-folës, por anti-shqiptar.

– Ata që dekonspiruan Zahirin & Ademin, ata të cilët e luftuan Agimin e Saliun, ata të cilët vranë Ahmetin e Tahirin, e vranë edhe Xhemen, Enverin, Ukën…!

Kuzhina e vrasjeve politike, e vrasjeve për pushtet, viktimë e radhes e së cilës ishte atë ditë të kobshme të 23 nëntorit të vitit 2000 edhe Xhemajl Mustafa, zëdhënës dhe këshilltar i lartë për informimim i Presidentit historik Rugova, ishte dhe mbeti ajo e njëjta, nën ombrellen e SHIK-ut kriminal, antikombëtar dhe anti-Kosovë fund e krye…

– LPK
– Sektori i Veqant
– SHIK-u,
– QPK, dhe n’fund ;
– PDK & PAN !

Gatesa të t’njëjtit brum, të cilët në luftën për pushtet kishin n’platformë veprimi, përvveq tjerash, edhe eleminimin e kundershtarëve politik, permes atentateve dhe ekzekutimeve ; pa hak, pa gjyq dhe pas shpine, duke filluar nga veprimtarët e dalluar të qeshtjës kombëtare dhe deri të bashkëpunëtoret e afërt & besnik të Presidentit historik Rugova.
Në kohën e atentatit ndaj veprimtarit dhe atdhetarit të madh të qeshtjes së Kosoves, të ndjerit Xhamajl Mustafa, roli i SHIK-ut n’teren ka qenë enorm dhe i jashtzakonshëm, tanimë i strukturar dhe i sofistikuar në “Krahun e Luftes”, dhe ku e ashtuquajtura QPK- n’krye me Hashim Thaqin, Azem Sylen, Rexhep Selimin, Fatmir Limën, Xhavit Halitin & Co, ishte strukturë mafio-kriminale e ish Shtabit të Rognerit të cilët kishin përpiluar Listat e Vdekjes së veprimtarëve të LDK-së, bashkpunëtorëve të Presidentit historik dhe të vet presidentit historik Rugova.
– Vrasja me atentat e Xhemes, nuk është dhe s’mund të jetë kurr jasht urdhërit të pesëshës famëkeqe dhe anti-shqiptare :
– Gjarpëri,
– Luli
– Zeka
– Dhjetëshi &
– Daja !

Skuadra e ekzekutimeve, sipas raporteve kredibile të sherbimve të huaja intelegjente, ishte nën urdhërat e SHIK-ut të Kadrisë, skuadër kjo (rreth 20 veta), e trajnuar dhe e përgaditur nga sherbimi intelegjent francez, sherbim ky i njohur për lidhjet me Thaqin pra dhe gjatë Rambujes, dhe pas luftës me rastin e ndarjes se Mitrovicës mbi Iber.
Deshmitë ishin të bollshme dhe të shumta për vrasjën e Xhemës dhe gjithë tjerëve para dhe pas atentatit mbi Xhemen, por Sistemi i Drejtësië në Kosovë, hezitoj t’i zbardhë vrasjet dhe t’i ndeshkoj kriminelet, për arsyen e thjesht ; ngase edhe vet ishin të involvuar në instalimin e e një sistemi të deshtuar dhe kleptokratik në Drejtësi.
Deshtoj UNMIK-u, ngase ishte i destinuar të deshtoj, nga fakti se vetë ky Mision Civil Nderkomëtar, kishte dizajnuar një sistem prokurorial të dyshimt dhe servil e të shantazhuar.
Misioni i EULEX-it për Drejtësi, alias Rend dhe Ligj, trashegoj dhe pasoj për fat të keq një Mision të deshtuar Nderkomëtar, atë të UNMIK-ut, dhe kurr nuk u mor seriozisht me zbulimin dhe zbardhjën e vrasjeve poltike, plagë kjo që kullon gjak ne më shumë se dy dekada…!

Ku ishim NE ?

Aty, gjithëkah dhe për shumëçka, por kurr të vendosur dhe këmbëngulës në zbardhjën e vrasëve katil të Xhemës, Enverit, Ahmetit, Tahirit, Ukës, Ismetit, Shabanit, Fetahit, Ganiut, Sebahates dhe shumë raste tjera të rënda dhe makabre, derisa e dijmë një mililon % se urdhërdhënësit & instruktoret i kemi të lirë, të pasur, të fortë, të fuqishëm dhe t’pushtetshëm deri n’maja të piramidës së shtetit të kapur.
Ne kemi zgjedhë heshtjën, kemi hesht, dhe me heshtjën tonë, vrasim për s’dyti viktimat e luftës për pushtet dhe n’dobi të armikut, të bandave mafio-kriminale n’shtetkapje deri dje, me emer t’përveqem dhe n’trajën e shquar : PAN-i !

Janë t’njëjtit “ujqë shtepie”, ndrrojnë kimen, por s’harrojnë vesin, derisa Ne i lëmë fatin e zbardhjës n’dorë Drejtësisë në një Sistem të konstruktuar e sofistikuar anti-vlerash, në një Sistem Drejtësie të kapur e t’ngulfatur nga urdhërdhënësit e atentatit mbi Xhemen dhe heronjtë tjerë të kombit & atdheut, tash e 20 vite…!

A mund t’prehen të qetë n’alltarin e lirisë, prej Ali Ukes, Xhemajl Mustafa e deri të Bardhyl Ajeti, nese ky ishte i fundit, ngase pas marrjes së pushtetit nga ana PDK-së SHIK-iste, kishin pushuar vrasjet ?
Përgjigja definitive, është JO !
Derisa vrasësit & urdhërdhënësit shqipëfolës por anti-shqiptarë, u hynë n’hak të gjithë të vrarëve, pa hak, pa gjyq dhe pas shpine, në anën tjetër ; Ne u’a kemi borgj dhe u detyrohemi për jetë e mot, t’i n’xjerrim para Drejtësisë dhe t’marrin denimin e merituar për krimet mbi shqiptaret & atdheun e tyre.
Veprimet dhe sjellja e pushtetit të ri, në ardhje, duhet të fokusohet fortë & fuqishëm në sh’kapjën & konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë dhe “luftën juridike dhëmb për dhëmb me kapësit e shtetit dhe kapjën dhe ndeshkimin e atorëve të krimit, krime këto që mbajnë peng të ardhmën e vendit dhe brezave.

“Sektori i veqant” me gjasë ka punuar dhe kujdesur që n’këto vite n’shtetkapje, të humbë gjurmet e krimeve, të fsheh provat dhe të eleminoj deshmitarët, por kojos’duhet të n’a z’mbraps dhe dekurajoj që Ne edhe ma me ngulm të insistojmë në zbardhjën dhe ndeshkimin e keriminelëve, ngase vetëm atëherë, shpirti i tyre do prehet i qetë n’alltarin e lirisë, për t’cilën punuan gjithë shekullin e jetës.

Mallkimi raftë mbi vrasësit dhe urdhëdhënësit e vrasjeve poltike.

Lavdi vepres jetësore n’sherbim të kombit & atdheut, heroit të Kosovës, Xhemajl Mustafa.
Shpirti i Xhemes dhe i gjithë të rënëve n’alltarin e lirisë, i’u bëftë rreze drite lirisë së atdheut.
Jeta dhe vepra e Xhemes me shokë, bekoj lirinë & pavarësinë e Kosovës.