MENU
klinika

Tërmeti/ "Jam i lumtur që këtë iniciativë..."

Balerinët e njohur dhurojnë paratë e eventit të tyre

26.11.2019 - 17:27

Ditën e sotme Kledi Kadiu do të mbante një workshop në ‘Albi Nako Dance Academy’, por ky event është anuluar.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale koreografi Albi Nako ka treguar se ky workshop nuk do të zhvillohet për shkak të tërmetit dhe se është shtyrë për një datë tjetër.

Ai ka treguar se të gjitha fitimet që do të mblidhen prej tij do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘workshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘workshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar Albi.

 

Deri tani raportohet për 18 persona të vdekur dhe mbi 600 persona të plagosur.