MENU
klinika

"Inxhinierë dhe ekspertë vendas e të huaj"

Balla në Kavajë: Çertifikim dëmesh në çdo pallat

30.11.2019 - 14:57

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ishte sot në Kavajë për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Balla u takua me banorët e prekur nga lëkundjet e forta të tërmetit, ndërsa garantoi ata se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë, për rikuperimin sa më të shpejtë të dëmeve.

“Ky është një vlerësim paraprak që po bën bashkia me inxhinierët dhe ekspertët më të mirë që ka Kavaja. Ndërkohë që do kemi edhe ekspertë, vlerësues të huaj, besoj jeni informuar po vijnë edhe nga SHBA, vende të tjera të BE-së, nga Gjermania gjithashtu dhe për cdo pallat do të ketë nje certifikim nga inxhinierë dhe ekspertë jo vetëm vendas por edhe të huaj. Të jeni të sigurtë që nuk do hyhet në një pallat që nuk është i certifikuar dhe protokolli i ndërhyrjes për riparim do të ketë një protokoll që do të certifikohet prap.

Por ajo që unë dua t’ju them bashkë me kreun e bashkisë është se ne kemi marrë garancinë nga të gjitha këto hotelet që këtu i keni hapur, ‘Fafa’ është hapur “Prestige” është hapur të cilët dua t’i falënderoj pronarët e tyre që kanë dhënë gatishmërinë për t’u sistemuar, deri sa të mbyllim me inxhinierët protokollin e vlerësimit paraprak, pra sa e përballon dhe cfarë ndërhyrje do unë do u kërkoja të rrini atje, në hotel. Tani unë e di që shpirti nga shpia s’na ndahet se është gjithë investimi i jetës, por gjithësesi siguria e jetës është më e rëndësishme se cdo gjë tjetër, se ajo që pamë dhe përjetuam këto ditë me 50 jetë të humbura, është diçka që duhet të jetë edhe në mendjet tuaja që nuk duhet me rreziku në këto ndërtesa që kanë paraqitur dëmtime.

Numri i ndërtesa edhe këtu në Kavajë nuk është i vogël, po duke e krahasohet me Durrësin, nuk mund të krahasohet me Thumanën, as me Lezhën, duhet thënë edhe në Lezhë dëmtimet janë më të mëdha dhe më të parikuperueshme në disa prej tyr. Ndërkohë që këtu do i vlerësojmë një për një” -u shpreh Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet e fundit minutë pas minute

33 të vdekur/ Orët kalojnë – bilanci rëndohet


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin