MENU
klinika

“Si mundesh të jetosh ti vetëm nëpër kujtime?!"

Barbana Dini ka një mesazh prekës për vëllain e ndjerë

23.11.2019 - 12:59

Në nëntor të 2016-ës, një aksident fatal me motor i mori jetën Ergi Dinit. Artisti nga Shkodra, i spikatur për zërin e tij të veçantë u nda nga jeta tragjikisht duke shkaktuar një dhimbje të madhe te familjarët, rrethi i artistëve dhe të gjithëve atyre që e njihnin.

Një ndër personat që këto tre vite nuk ka reshtur se postuari statuse për të është motra e Ergit, Barbana. Artistja vendosi të merrte një pauzë nga muzika. Që pas vdekjes së vëllait të saj, Ergi Dini, Barbana nuk kishte nxjerr më hite të reja. Së fundmi Barbana ka lajmëruar publikimin e një këngë të re, e krijuar nga vëllai i saj, por e lënë në gjysmë. Kënga u publikua në ditëlindjen e Ergit më 15 tetor.

Untitled 5

Ditën e djeshme këngëtarja ka publikuar një foto të Ergit në profilin e saj në ‘Instagram’, ndërsa krahas saj ka shkruar fjalët prekëse: “3 vite pa ty o gjysma shpirtit! 3 vite e humbur, 3 vite duke gënjyer veten çdo dite…Si mundesh të jetosh TI vetëm nëpër kujtime?!”- shkruan këngëtarja.

Ndërsa dy ditë më parë më 21 nëntor në 3-vjetorin e vdekjes, Ergi është kujtuar nëpërmjet disa vargjeve prekëse nga babai i tij Dashamir Dini, i cili flet me dhimbje për humbjen e të birit dhe mallin që ndjen për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nëna në ëndërr pret nuse dhe përgatit dasmë…"

Babai i Ergi Dinit rrëqeth me poezinë kushtuar djalit