Nesër në orën 18:00, në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinierë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndërtimit; ish-kryetar bashkie, ish-prefektë. Ky hap i ri i PD-së vjen menjëherë pas situatës së rëndë të tërmetit të 26 nënotir, si pasojë e të cilit 51 persona ndërruan jetë dhe shumë të tjerë u plagosën.
Zyra e shtypit të selisë blu njofton se “tematika kryesore e takimit është marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që tu vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti – Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes”-thuhet në njoftim.