MENU
klinika

Bundesliga, java 12

Bayern triumfon në Dusseldorf, thyhen kryesuesit

23.11.2019 - 17:20

Bayern Munchen siguron fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Hans Flick dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg kreut në vendin e dytë. Pas mposhtën Dortmundin, bavarezët fituan sot 4-0 në Dusseldorf.

Miqtë thuajse e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë. Fillimisht shënon Pavard në 11’. Më pas do të ishte radha e Tolissos, që shënon në 27’ golin e dytë. Gnabry në 34’ con shifrat në 0-3.

Në pjesën e dytë Bayern ul disi ritmin, megjithatë, ka vend edhe Coutinho-n, që realizon golin e katërt në 70’. Ishte i treti gol për Coutinhon këtë sezon. Nuk shënoi Lewandowski, por ai shërbeu për brazilianin.

Në ndeshjet e tjera spikat humbja e kryesuesve të Monchegladbach-ut 2-0 në Berlin ndaj Unionit. Fiton 2-0 Wolfsburg në Frankfurt ndaj Eintracht, Werder Bremen-Schalke 1-2 dhe Leverkusen-Freiburg 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN