MENU
klinika

"Të gjithë ndiejmë dhimbje, por..."

Besa ‘braktisi’ Këngën Magjike, Arditi ka një mesazh për të

30.11.2019 - 11:56

Disa orë më parë, këngëtarja Besa Kokëdhima njoftoi në një postim në profilin e saj në Instagram se për shkak të tragjedisë së madhe të tërmetit të 26 nëntorit, ajo s’mund të performonte në “Këngën Magjike”.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”- shkruante Besa në postim.

 

View this post on Instagram

 

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi! Dear friends, I regret to inform you that at this time of tragedy, sorrow and panic, I am unable to perform December 5 – 7 at The Magic Song 2019. My heart is filled with despair and suffering for those who are no more, and I am unable to sing when so much has happened to my countrymen; therefore I have to officially withdraw my entry “History” from Magic Song 2019 competition! I am convinced that the Magic Song will do a notable job to contribute towards helping those affected, and I will quietly give my help and contribution to try easen their pain, and respect their irreparable losses. I apologize to my fans who were waiting for my performance and thank the organizers and @arditgjebrea for everything they have done for me and my colleagues!

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Mirëpo, producenti Ardit Gjebrea njoftoi se këtë vit “Kënga Magjike” nuk do të shtyhej për shkak të tragjedisë, por do të mbahej me një mision të rëndësishëm: Për të ndërtuar një shtëpi për të prekurit nga tërmeti.

Ndaj, ai i ka shkruar një koment të gjatë Besës, ku i kërkon të qëndrojë e të performojë në “Këngën Magjike”, për të përmbushur misionin e tyre.

“Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin #kendojpertendertuar dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në @edielashqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por #tegjithebashkemundemi Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”

Këngëtarja ende nuk i ka kthyer një përgjigje Gjebreas dhe nuk dihet akoma cili është vendimi i saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zemra ime është e ngarkuar, nuk mund..."

Tragjedia në vend/ Besa merr vendimin ‘drastik’


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?