MENU
klinika

"Cënon parimet e Kushtetutës..."

Beteja e Dekreteve/ Meta kthen ligjin

09.11.2019 - 13:54

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për ‘Koorporatën e Investimeve Shqiptare’.

Sipas Presidencës kthimi i këtij ligji është bërë me qëllim që Kuvendi të rivlerësojë edhe një herë nëse vendi ka nevojë ose jo aktualisht për një ligj të kësaj natyre dhe nëse po, ky ligj duhet të përmirësohet.

Ndër të tjera në dekretin e Presidentit thuhet se ky ligj bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese:

-aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë;

-cenon parimin e sigurisë juridike dhe të drejtën themelore të pronës;

-si dhe fryma e këtij ligji është në kundërshtim me sistemin ligjor aktual mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare.