Facebook edhe Instagram po vuajnë një ndërprerje masive të shërbimit. Rrjeti social i fotografive e pranoi duke shkruar në Twitter se përdoruesit kanë vështirësi me aksesimin e familjes së aplikacioneve të Facebook.
Përdoruesit kryesisht nuk mund të postojnë në Facebook as të shohin historitë në Instagram. Ka pasur raportime edhe për probleme me aplikacionin Messenger.
Sipas DownDetector, Instagram ka ndërprerjen më të madhe në Evropën Qendrore ndërsa Facebook kryesisht në SHBA.
Facebook, Instagram dhe WhatsApp të gjithë pësuan një ndërprerje madhor në Mars të këtij viti ndërsa drejtuesit e kompanisë janë atribuuan një konfigurim të keq në servera.
Ndërprerja zgjati prej mëse 24 orësh. Mbetet për tu parë se deri në çfarë niveli kjo ndërprerje do të shkojë.