MENU
klinika

The Economist

Boris Johnson është jo me dy, por me katër fytyra!

02.11.2019 - 17:41

Boris Johnson erdhi në Downing Street në korrik, i zgjedhur nga një elektorat prej vetëm 160,000 anëtarësh të Partisë Konservatore. Tani ai duhet të provojë veten para një audience më të madhe dhe më kritike. Kjo audiencë do të bombardohet me premtime dhe propagandë gjatë gjashtë javëve të ardhshme. Por periudha e pazakontë e provës së Johnson në Downing Street u jep atyre një shans për të gjykuar atë.

Çarë kemi mësuar për karakterin politik dhe stilin e udhëheqjes së kryeministrit deri më tani?

Johnson prezantohej shpesh si një figurë e pëlqyeshme, një klloun. Atij i pëlqente t’i bënte njerëzit të qeshnin. Ai thoshte fraza të çuditshme. Ai krijoi një përshtypje të çorganizimit. Por, megjithëse ai ende mund t’i bëjë njerëzit të buzëqeshin, ai është shumë më i përqendruar dhe i disiplinuar sesa çdokush priste.

Një imazh më i përshtatshëm se një klloun është ai i një kapiteni të rugbit. Si një tifoz i lojës, Johnson ka demonstruar vetëm diçka: gjithçka që ai bën ka të bëjë me marrjen e topit në vijë. Ai nuk ka treguar asnjë hezitim për ndryshimin e përbërjes së ekipit të tij. Dhe ai ka mbajtur sytë nga ora.

Një imazh i dytë është ai i një derri. Ai arrin të rrëshqasë nëpër duart e njerëzve të tjerë. Johnson ka thyer një listë gjithnjë e më të gjatë të premtimeve. Ai u zotua të përfundonte Brexitin deri në 31 tetor, megjithëse nuk arriti ta arrinte.

Imazhi i tretë është ai i Makiavelit. Johnson përdor të gjitha taktikat e shkëlqyera. Ai i trajton kundërshtarët e tij si armiq të njerëzve. Ai i hedh poshtë aleatët e tij kur ata nuk janë më të dobishëm.  Ai thyen rregullat e politikës në mënyra shokuese. Ai e bindi mbretëreshën të pezullonte Parlamentin.

Imazhi i fundit është ai i lojtarit të fatit. Johnson e ka kaluar karrierën e tij duke bërë baste që kanë rezultuar shumë të mirë, për të, domethënë jo pjesën tjetër të vendit.

Tani situata është shumë komplekse. Partia Laburiste shtë një makinë zgjedhore shumë më mbresëlënëse sesa mendojnë shumica e konservatorëve. Corbyn tashmë po bombardon internetin me reklama të zgjuara. Edhe ata që kanë shumë fat, ndonjëherë humbasin, dhe madje edhe më i miri i derrave ndonjëherë përfundon në det.