MENU
klinika

NBA

Boston surprizë në Lindje, rikthehen Clippers

08.11.2019 - 11:29

Janë luajtur vetëm 4 ndeshje të NBA. Clippers mposhtin 107-101 Portland, duke u ngjitur në vendin e katërt provizor në Konferencën e Perëndimit.

Ekipi nga Los Angeles vuajti shumë ndaj miqve, duke triumfuar vetëm në minutat e fundit. Diferencën e bëri Leonard, që realizoi 27 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Lou Williams me 26 pikë.

Fiton edhe Miami, që mundi 124-108 Phoenix jashtë fushe, fitore e merituar e miqve. Jimmy Butyler me 34 pikë ishte lider në fushë për Miami, mbështetur edhe nga Dragic me 25 pikë.

Në Lindje, në krye të renditjes ndodhet skuadra e Boston, që sot fitoi 108-87 ndaj Charlotte, suksesi i gjashtë radhazi për Celtics, që po surprizojnë këtë sezon deri më tani.

Miqtë zhvilluan një ndeshje të mirë, ku triumfuan falë 23 pikëve të Tatum dhe 20 pikë e 10 rebound të Hayward. Skuadra e San Antonio, falë 39 pikëve të LaMarcus Aldridge, mposhti 121-112 Oklahoma, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN