MENU
klinika

Prej 3 vitesh të ndarë...

Brad Pitt ende ka ndikim në jetën e Angelina Jolie, por jo pozitiv

13.11.2019 - 19:21

Çifti shumë i famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt u divorcuan 3 vite më parë, mirëpo asnjëherë s’kanë mundur të shkëputen plotësisht për shkak të 6 fëmijëve që kanë së bashku.

Madje, për shkak të tyre, Brad ia ka ndaluar Angelina-s të lëvizë për të jetuar në një shtet tjetër.

Burime për “Us Weekly” kanë treguar se aktorja është shumë e zemëruar me ish-partnerin për këtë fakt, pasi ajo dëshiron të jetojë diku tjetër.

Megjithatë, kundër dëshirës së saj, aktorja duhet të jetojë aty ku zgjedh babai i fëmijëve.

kolana e librave

Për më tepër, burimet tregojnë se Angelina mendon se Brad i ka shkatërruar jetën asaj dhe fëmijëve të tyre.

Sipas aktores, ai e ktheu përmbys jetën e saj dhe të fëmijëve dhe ajo dëshiron që Brad të mbetet përgjegjës për gjithçka.