MENU
klinika

Baby-shower në emision!

Brunilda Lahe përlotet nga vizita surprizë

07.11.2019 - 10:07

Emisioni “Soirée” në “Top Channel”  u kthye në një festë për vajzën e moderatores Brunilda Lahe, që do të vijë së shpejti në jetë.

Shoqet e saj në bashkëpunim me stafin dhe Jona Spahiun i organizuan një baby-shower surprizë moderatores së njohur.

E gjithë ideja e festës ishte e papritur për moderatoren, e cila u përlot në studio kur mbërriti edhe shoqja e saj e ngushtë nga Vlora, Nertila Fisheku.

Sapo e pa që u fut në studio, Brunilda nuk i ndali dot lotët.

Në këtë festë ishte edhe gjinekologia e Brunilda Lahes, Jola Lulo e cila së bashku me Jonida Shehun i kanë bërë një quiz nëse ajo është gati të bëhet nënë dhe nëse di t’i ndërrojë pelenat e bebit.

Brunilda Lahe e kaloi testin me sukses.