MENU
klinika

NBA

Bucks-at rikthehen në krye të renditjes

22.11.2019 - 08:55

Janë luajtur vetëm dy ndeshje në NBA, por që kanë dhuruar spektakël, pasi janë shënuar shumë pikë. Skuadra e Milwaukee fitoi 137-129 ndaj Portland.

Bucks-at ishte gjatë gjithë kohës në epërsi dhe e merituan fitoren, që e ngjit në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Gianis Antetokounmpo realizoi një tjetër “triple double”, duke e mbyllur ndeshjen me 24 pikë, 19 rebound e 15 asist.

Shënuesi më i mirë për Bucks-at ishte Bledsoe me 30 pikë. Për Portland u dallua McCollum me 37 pikë e 10 asist, por që mbetën për statistikë.

Fitore të vështirë arriti ekipi i New Orleans, që mundi 124-121 Phoenix, ndeshje me rivalitet deri në fundin e saj. 3 lojtarë të Portland realizuan mbi 20 pikë: Ingram 28, Reddick 26 dhe Holiday 23.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN