MENU
klinika

70-vjetori i themelimit

Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

14.11.2019 - 08:21

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Cakaj mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, dhe theksoi se anëtarësimi i i Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës.

Në një reagim në rrjetit sociale ministri Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij.

“Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.” – shprehet Cakaj.