MENU
klinika

Atwood

Çfarë do të thotë të jesh feministe?

18.11.2019 - 16:45

        Margaret Atwood (Margaret Eleanor Atwood), romancierja kanadeze dhe ikona e lëvizjes së grave lindi më 18 nëntor 1939, në Ottawa, Ontario të Kanadasë, e njohur ndërkombëtarisht për prozën imagjinares. 

Si adoleshente, Atwood e ndau kohën midis Torontos, vendbanimit të familjes dhe parkut vendosur diku në veri të Kanadasë, ku i ati, entomolog, kryente kërkime shkencore. Filloi të shkruante që në moshën pesëvjeçare për t’i përmbledhur eksperimentimet e saj një dekadë më vonë. Pas përfundimit të studimeve universitare në kolegjin Victoria në Universitetin e Torontos, Atwood fitoi bursë për master në letërsi angleze nga Radcliffe College, Cambridge, Massachusetts, në 1962./Konica.al

Në koleksionet e hershme të poezisë: “Persefoni i dyzuar” (1961), “Lojë rrethi” (1964) dhe “Kafshët e asaj zone” (1968), Atwood fillon të arsyetojë mbi sjelljen njerëzore, celebron botën natyrore dhe dënon materializmin. Kthim rolesh dhe fillime të reja janë tema të përsëritura në romanet e saj, ku thuajse të gjithë kanë në qendër femrat që kërkojnë lidhjen e tyre me botën dhe individët përreth. “Rrëfeja e shërbëtores” (1985; film 1990; opera 2000) është ndërtuar mbi bazën e dorëshkrimeve të një gruaje që jeton në skllavëri seksuale.

 

Nga romani i saj i parë, krijimtaria e Atwood nuk ka reshtur së kurorëzuari. Në vitin 2000, kanadezja fitoi çmimin prestigjioz “Booker Prize” me “Vrasësi i verbër”. Me çmim e sivjetëm me “Testamenti” ajo arrin të rrëmbejë për herë të dytë çmimin. Testamenti”. Një roman imagjinar që formon qendërzimin e të gjitha frymëzimeve të saj. Në brendësi të tyre gjejmë “Syrin” e Orwell, problematikat tragjike shekspiriane, problematikat mjedisore, vështrimin  kritik të grave për gjendjen e tyre dhe natyrisht, tepricat e një fuqie që vë në dyshim fanatizmin dhe despotizmin.

Atwood ka shkruar gjithashtu edhe histori të shkurtra, të mbledhura në vëllime si “Vallëzim vajzash” (1977), “Veza e zogut blu” (1983), “Këshilla për shkretëtirën (1991) etj. Trillimet e saj përfshijnë bashkëbisedimet me të vdekurit. Përveç të shkruarit, Atwood mësoi letërsi angleze në disa universitete kanadeze dhe amerikane. Ajo fitoi çmimin “PEN Pinter” në 2016. Ajo ka fituar çmimin “Arthur C. Clarke”, çmimin “Princi i Asturias” për Letërsinë dhe dy herë çmimin e Guvernatorit të Përgjithshëm, që jepet nga kryeministri kanadez.

 

Në epokën e demonstratave kundër Presidentit Trump, ajo u shndërrua në ikonë e lëvizjes së grave pothuajse përkundër vetvetes. Kur e pyesin nëse e konsideron veten feministe, ajo përgjigjet: “Çfarë do të thotë kjo?”. Nëse të jesh feministe do të thotë që gratë janë qenie njerëzore, atëherë po unë jam feministe. Nëse kjo fjalë do të thotë se gratë janë engjëj, një lloj perfeksioni, jo, të gjithë e dimë se nuk është e vërtetë”.

Ajo ka fituar mbi tridhjetë çmime letrare dhe ka botuar dhjetëra romane, koleksione poezish, tregime të shkurtra, libra për fëmijë, kritikë letrarë. Konsideruar si një nga shkrimtaret më të mëdha të Kanadasë, përshtatja e librit në serial televiziv e bëri atë të famshme në mbarë botën. Krijimtaria e saj perceptohet si vizionare./Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën

Jeta një roman, nga Luan Rama

Lufta: Marguerite Duras dhe Hiroshima…


Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit

Shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët

Ngjarje tragjike që tronditi qytetin e “Luleve të Verës”!

Misteri i vdekjes së filantropit të famshëm korçar

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit