MENU
klinika

Eliminatoret e Europianit 2020

Çfarë Italie! 9 gola për rekorde fantastike

18.11.2019 - 22:55

Italia ka shënuar një nga fitoret më të bujshme në historinë e kombëtares. Axurrët kanë mposhtur 9-1 Armeninë, duke regjistruar fitoren e 10-të në grup, me një golaverazh fantastik, 37 gola të shënuar, 4 të pësuar, si asnjë skuadër tjetër në eliminatoret Euro 2020.

Të besuarit e Mancinit kanë thyer një rekord, pasi kurrë më parë nuk kishin arritur 10 fitore në një grup me 6 skuadra, për më tepër me një golaverazh të tillë.

Takimi u hap nga Immobile që shënoi në minutën e 8′, ndersa një minutë më pas ishte radha e Zaniolos që të shënonte, Barella mbylli pjesën e parë në 3-0.

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës me Immobilen dhe Zaniolon që shënuan sërish njëri pas tjetrit, më pas ishte Romagnoli, Jorginho, Orsolini, Babayan dhe Chiesa që nuk falën.

Italia nuk kishte shënuar 9 gola që prej 2 gushtit të 1948 kur fitonte 9-0 ndaj SHBA-së në Lojërat Olimpike dhe regjistronte rezultatin më të thellë në histori.

Kjo ishte hera e katërt që Italia shënonte më shumë se 9 gola, pasi ka tuar 11-3 me Egjiptin në 1928, 9-0 me Francën në miqësore në ’20, SHBA 9-0 në ’48 dhe sot ndaj Armenisë 9-1.

Sot ishte ndeshja e parë në histori që tek Italia shënojnë 7 lojtarë të ndryshëm, ndërsa Immobile vazhdon me formën fantastike. Ai ka 19 gola të realizuar në 18 ndeshje këtë vit.

Në këtë grup, Bosnja ka fituar 3-0 ne transfertë me Lihtenshtejnin, ndërsa Greqia ka përmbysur Finlandën 2-1, por kjo e fundit ishte kualifikuar si e dyta në grup pas Italisë.

Spanja nuk fal as Rumaninë, duke i shënuar 5 gola. Vendasit shënuan 4 gola që në pjesën e parë, duke e mbyllur shumë shpejt ndeshjen. Në këtë grup, Suedia fiton 3-0 ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Norvegjia mposht Maltën në transfertë 2-1. Kualifikohet Spanja dhe Suedia.

Për të ardhur te kryendeshja Irlandë-Danimarkë, që ka përfunduar në barazim 1-1 dhe janë danezët që kalojnë grupin, por humbin vendin e parë, pasi Zvicra mposht Gjibraltarin 6-1 dhe merr vendin e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN