MENU
klinika

4 ndryshimet që pëson trupi!

Çfarë ndodh nëse hamë çdo ditë bajame?

10.11.2019 - 21:54

Konsumimi i bajameve mund të shpëtojë jetën tuaj.

Në një studim, Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se konsumimi i ulët i tyre rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Bajamet jo vetëm janë të shijshme, por edhe kanë goxha përfitime.

Cilat janë 4 ndryshimet që pësoni trupi juaj?

-Reduktojnë aknet- Sipas këtij studimi, pacientët me akne të mëdha kanë 9% më pak vitamin E në rrjedhjen e gjakut të tyre. Nëse konsumoni bajame për përmirësuar lëkurën, atëherë ju po përdorni një kurë tradicionale të vjetër të Lindjes së Mesme që mbështetej tek shkenca. Bajamet kanë vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të kuroni puçrrat dhe të rinovoni lëkurën tuaj nëse mund t’i rezistoni niveleve të larta të yndyrës omega6.

-Ndihmojnë për trajtimin e diabetit- Ky studim tregoi se pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë të ngjarë të shohin që gjendja e tyre fizike të përmirësohet duke ngrënë bajame në baza ditore. Jo vetëm që ato ndihmojnë në bllokimin e arterieve duke ulur “kolesterolin e keq”, por ato gjithashtu kontribuojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak falë mineraleve të tyre.

kolana e librave

-Ndihmojnë për t’u rikuperuar nga lindja- India ka një traditë të gjatë të konsumimit të bajameve si një ilaç natyral për të fituar energji. Bajamet shpesh u rekomandohen grave pas lindjes për t’i ndihmuar ato të shërohen shpejt dhe të shmangin shenjat e strijave.

-Ato mund ta bëjnë fëmijën tuaj më të zgjuar- Siç e kemi shkruar edhe më sipër, bajamet mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit. Ngrënia e 74 gram bajame në javë mund ta bëjë fëmijën tuaj më të zgjuar, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët spanjollë që vëzhguan 2208 gra shtatzëna. Fëmijët u monitoruan atëherë kur ishin 1, 5 dhe 8 vjeç. Fëmijët, nënat e të cilëve hanin bajame gjatë shtatëzanisë morën më shumë pikë në testet e tyre të inteligjencës.