MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 12

Çfarë përmbysje në Ballsh, paqe në Gjirokastër

09.11.2019 - 15:47

Një nga ndeshjet më të bukura të sezonit aktual është zhvilluar në Ballsh. Rezultati është përmbysur dy herë dhe në fund fiton 3-2 Skënderbeu ndaj Bylisit, duke u hakmarrë për humbjen 0-3 të fazës së parë.

Isli Hidi humb një mundësi të artë për të shënuar në minutat e para të takimit, duke e dërguar topin jashtë, pavarësisht se e dërgoi Koliçin në krahun tjetër.

Ndërkohë, atë që nuk arriti të bënte dot portieri i Bylisit, ia doli Krasniqi në minutën e 41′. Pjesa e dytë foli më shumë për Bylisin dhe goli i barazimit do të vinte nga Murataj.

Për të ndezur edhe më shumë tifozët, mendoi Goxhaj që me një gol me rroveshatë. Këto do të ishin edhe minutat dramatike, pasi u akordua një penallti në favor të Skënderbeut pas një konktati të gabuar nga Ndreca në zonë.

Bregu e dërgoi topin në rrjetë pavarësisht presionit që kishte në ekzekutimin e penalltisë. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Gripshi arrin të shënojë dhe të thyejë Bylisin që kishte 10 ndeshje pa humbje.

BYLIS-SKËNDERBEU 2-3

Murataj 75′, Goxhaj 79′ / Krasniqi 45′ p, Bregu 85′ p, Gripshi 87′

Bylisi: Hidi, Ymeralilaj, Turabov (53′ Celis), Goxhaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Qardaku (61′ Hadroj), Ntepe (46′ Ndreca), Guindo. Trajner: V. Dovedan.

Skënderbeu: Koliçi, Bregu, Gripshi, Elezi (93′ Vangjeli), Krasniqi (67′ Oto Xhon), Meksi, Ndeki, Pëllumbi, Pollozhani, Vitia, Taipi. Trajner: I. Daja.

Kartonë të verdhë: Mëllugja / Pëllumbi, Taipi, Ndeki, Bregu, Elezi, Gripshi, Koliçi

Luftëtari dhe Teuta janë ndarë në paqe në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër. Durrsakët ishin më insistues drejt zonës kundërshtare ndërsa nga ana tjetër, Luftëtari kërkonte të shfrytëzonte në maksimum kundërsulmin.

Dëshira e madhe e skuadrave për të dalë me pikët e plota nga ndeshja, bëri që loja të ishte e hapur dhe mundësitë nuk munguan për të dyja ekipet. Tashmë, Teuta është në kuotën e 18 pikëve ndërsa gjirokastritët në vendin e parafundit me shtatë pikë.

LUFTËTARI – TEUTA  0-0

Luftëtari: Paiteris, Qato, Lala, Isufaj, Kukaj, Prikas, Dragoshi, Açka, Hyseni, Dushkaj, Lika. Trajner: Jorgos Marantas

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Gashi, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Orgest Grabova, Mario Shazivari, Hermal Llapra

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 12

Tirana nuk di të fitojë edhe në shtëpi