MENU
klinika

"Në çmendinë"

Cila grua mposhti burrat dhe ndryshoi Amerikën?

14.11.2019 - 11:23

       Ajo nuk ka famën, as statusin e një ylli, megjithatë Nellie Bly është gruaja e cila, pati një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë.

Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, vetëm ideja që një femër mund të ishte gazetare, tingëllonte e çuditshme dhe thuajse e pamundur. Por, Nellie ishte një reportere si askush tjetër, në atë kohë. Ajo shkruante për fenomene sociale apo politike, apo realizonte anketime elektorale edhe pse nuk kishte të drejtën e votës.

E bukur dhe inteligjente, ajo mund të bënte gjithçka tjetër, por kërkoi gazetarinë e kthyer në “mollën e ndaluar” për gjininë femërore. Pa iu trembur realitetit, duke fituar famë me disa reportazhe, dy nga të cilat bënë histori.

Me këmbënguljen e saj, ajo u punësua në “Neë York Ëorld”, duke i kërkuar redaktorit të bënte një udhëtim rreth botës, siç përshkruhet në librin e Zhyl Vernit. Gazetarja e realizoi, madje e theu rekordin 80-ditor të personazhit, me vetëm 8 ditë të saj.

Çdo përvojë u raportua më saktësinë më të madhe. Aventura e dytë, ishte ajo më e rëndësishmja në rrafshin gazetaresk: Nellie u shtir si e çmendur dhe arriti të hynte në spitalin e parë të sëmundjeve mendore në Amerikë, ku flitej se pacientët trajtoheshin brutalisht.

Qëndroi 10 ditë aty, me të çmendurit, ku iu nënshtrua dhe vetë trajtimit çnjerëzor. Ajo provoi ta lidhnin me zinxhirë, t’i bënin elektroshok, ta rrihnin apo ta zgjonin çdo mëngjes me një kovë ujë të ftohtë.

Pas kësaj, kjo pioniere e gazetarisë investigative, shkroi reportazhin e tmerrshëm, që do të vinte në lëvizje sistemin dhe do të sillte ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit