Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Baby G, i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit të saj në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një video ku shihet me armë në dorë. Në video, këngëtarja shfaqet duke qëlluar me armë në Prishtinë.
“2020, për ata që urrejnë”, shënon ajo në përshkrimin e videos.
Më pas ajo e ka fshirë postimin, por mediat kosovare kanë siguruar një ‘screenshot’ nga videoja në fjalë.
Pak ditë më parë, ajo postoi një foto teksa mbante një armë në dorë. Sa i përket karrierës, projekti i saj i fundit është realizuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit është ai me titull “It’s Me”, e lansuar në dhjetor të vitit të kaluar.