MENU
klinika

Vendimi i klubit

Çoi Tottenham në finale të Champions, e shkarkojnë

19.11.2019 - 22:03

Flitej prej kohësh, por ndoshta vendimi i sotëm dhe për më tepër në orët e mbrëmjes, ka habitur jo pak. Drejtuesit e Tottenham kanë vendosur të ndërpresin marrëdhëniet me Mauricio Pochetino pas rezultateve zhgënjyese të marra nga skuadra në këtë fillim të sezonit.

Gjithçka ka shkuar keq për Spurs pas finales së Champions League të arritur sezonin e kaluar. Aktualisht, skuadra londineze mban vendin e 14-të në renditjen e Premier League.

Zëvendësuesit e mundshëm të Pochettino mund të jenë Jose Mourinho ose Massimiliano Allegri. Lajmi është konrmuar nga një komunikatë për shtyp e klubit, në të cilën presidenti Daniel Levy ka thënë:

“Ka qenë një zgjedhje shumë e vështirë për ne, por rezultatet e marra në fundin e sezonit të kaluar dhe fillimin e sezonit aktual kanë qenë shumë zhgënjyes.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surprizon trajneri i ardhshëm i Chelsea

10 trajnerët më të paguar në Premier League!