MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Ç’pret Ballkani nga SHBA pas tradhtisë së Macron?

06.11.2019 - 17:31

Që nga rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë, udhëheqësit perëndimorë vazhdimisht kanë pohuar se nuk ka probleme në kontinentin Evropian që nuk mund të zgjidhen përmes angazhimit me Bashkimin Evropian ose zgjerimit të projektit evropian. Por kjo pikëpamje duket se po ndryshon, për shkak të një kombinimi të problemeve të brendshme të BE-së dhe indiferencës amerikane.

Mund të duket e vështirë që Shtetet e Bashkuara do të inkurajojnë anëtarësimin në klubin e dikujt tjetër.

Por nga pozicioni i saj udhëheqës brenda NATO-s, organizata evropiane e sigurisë, SHBA ka qenë gjithmonë mbështetëse e përpjekjeve evropiane për të konsoliduar unitetin politik dhe ekonomik në kontinent.

Dhe BE-ja, nga ana e saj, ka pranuar se anëtarësimi në bllok është një aspiratë logjike për vendet pas-Sovjetike.

Por takimi i fundit i Këshillit Evropian më 17-18 tetor konfirmoi se diçka ka ndryshuar: Presidenti Francez Emmanuel Macron mori vendimin për të penguar bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE dhe kancelaren gjermane Angela Merkel që po tërhiqet nga politika, Macron është trashëgimtari i dukshëm i udhëheqjes evropiane. Por arsyetimi i tij për çështjen e zgjerimit të BE është i paqartë.

Shumë njerëz, sidomos në Ballkan thonë se Macron thjesht nuk ka oreks për procesin e vështirë të marrjes së dy vendeve anëtare nga një rajon ende problematik, duke pasur parasysh sfidat e brendshme tashmë me të cilat përballet BE.

Sidoqoftë, zhgënjimi, madje edhe zemërimi, për vendimin e Macron është i dukshëm në Tiranë dhe Shkup. Në fund të fundit, Maqedonia e Veriut sapo përfundoi ndryshimin e emrit të saj zyrtar, një çështje që kishte shkaktuar vazhdimisht mosmarrëveshje me Greqinë.

Përballë këtyre kërkesave dhe luftës me trashëgiminë e korrupsionit të lënë nga paraardhësi i tij (i cili, çuditërisht, tani ka gjetur “azil” në Hungari), kryeministri relativisht i ri, pa përvojë i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, arriti në përfundimin se vendit të tij i duhej urgjentisht të hynte në NATO dhe BE. Ai përshpejtoi ndryshimin e shumëpritur të emrit, normalizoi marrëdhëniet me Greqinë, dhe bëri kërkesë për anëtarësim.

Ai e dinte që shumë maqedonas e panë ndryshimin e emrit si një poshtërim që mund të justifikohej vetëm me pranimin në BE. Por, për shkak se NATO dhe BE e kishin konsideruar mosmarrëveshjen për emrin si pengesën kryesore të anëtarësimit, ai dhe publiku maqedonas kishin shpresa të mëdha për tu pranuar në të dy organizatat.

Tani, Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s në samitin e dhjetorit të aleancës.

Por procesi i pranimit në BE ka qenë shumë më i ngadaltë. Macron shqetësohet se zgjerimi i vazhdueshëm i bllokut do ta bëjë më të vështirë reformimin e strukturave të qeverisjes së tij. Por ai e ka vendosur Zaev në një pozitë të pasigurt. Votuesit e Maqedonisë së Veriut, do të kthehen në votime për zgjedhje të përgjithshme në prill.

Në të kaluarën, dikush mund të priste që SHBA të ndërhynte. Por në kontekstin e politikës së jashtme të Presidentit amerikan Donald Trump, gjendja e vështirë e vendeve të vogla, të largëta si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk llogARITEN. Sigurisht, është e mundur që Trump nuk dëshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Por, ka më shumë të ngjarë që ai thjesht nuk e di se çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm disa vjet më parë, pa dyshim që SHBA do të kishte punuar me BE për të lehtësuar procesin e pranimit për të dy vendet.

Nisur nga trauma që rajoni ka pësuar gjatë 25 viteve të fundit, Amerika dhe Europa kanë për detyrë të përmbushin premtimin e epokës së pas Luftës së Ftohtë.

Christopher R. Hill, ish-ndihmës i Sekretarit të Shtetit i SHBA për Azinë Lindore, ishte Ambasadori i SHBA-së në Irak, Korenë e Jugut, Maqedoni dhe Poloni, një i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, një negociues i Marrëveshjeve të Paqes në Dejton dhe shefi negociator i SHBA me Korenë e Veriut në vitet 2005-2009. Ai është Këshilltari Kryesor i Kancelarit për Angazhim Global dhe Profesor i Praktikës në Diplomaci në Universitetin e Denverit, dhe autori i Outpost.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I indinjuar për qëndrimin e Francës

‘Shpërthen’ Eduard Kukan: Macron, sabotues i heshtur