MENU
klinika

Moti i keq 'trazon' detin e Vlorës

Dallgë 2 metra në det/ Pezullohen të gjitha lundrimet

12.11.2019 - 09:40

Moti i keq ka trazuar detin e Vlorës duke sjellë një dallgëzim të madh.

Kjo situatë bëri që të pezullohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe të peshkimit. Ky pezullim është bërë me urdhër të Kapitenerisë së Portit Vlorë për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.

Si pasojë e erës së fortë në drejtimin Jug-Jug-Lindje në det janë krijuar dallgë të mëdha që shkojnë deri në 2 metra. Ndërkohë që përmirësimi i kushteve të motit pritet të jetë vetëm ditën e nesërme.

Ndërkohë është pezulluar edhe lundrimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi i cili ka qëndruar në Itali.

Për dy ditët e ardhshme nuk do të ketë lundrim të tij deri ne date 14 në mëngjes.