17.11.2019 - 11:12
Deti me dallgë, edhe sot pezullohet lundrimi në Vlorë
Lundrimi detar është pezulluar edhe ditën e sotme si pasojë e motit, pasi deti ka shumë dallgë.
Prej dy ditëve trageti i linjës Vlorë- Brindisi ka qëndruar në radë, ndërsa edhe anijet e peshkimit janë urdhëruar që të mos dalin në det.