MENU
klinika

Italianët “plasin” bombën

De Biasi zëvendëson Ancelotti-n te Napoli?

08.11.2019 - 22:09

Siç raportohet nga Tuttosport, Napoli është duke menduar për Gianni De Biasi si një mundësi për në stol në rast të një lamtumire të parakohshme me Carlo Ancelotti-n.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, në të vërtetë, do të konsiderohej një kandidat në rast të një ndarje të hershme me ish-trajnerin e Milanit dhe Real Madrid, me De Laurentiis i cili do të ishte zhgënjyer shumë nga performanca e skuadrës nën menaxhimin e tij.

ancelotti e hysaj
ancelotti e hysaj

De Laurentiis mund të bënte një përjashtim, në aspektin monetar dhe të projektit, nëse mund të merrej Luciano Spalletti, por gjithsesi, mund t’i kushtonte shumë, pasi ai ka një kontratë ende me Interin.

Italiano-shqiptari De Biasi nuk drejton prej kohësh një ekip dhe rikthimi në Serie A do të ishte i bujshëm, për më tepër që do të gjente aty edhe Elseid Hysaj, ku mbrojtësi kuqezi mund të rilindte nën urdhërat e tij.

de biasi
de biasi

Në kaosin që ka përfshirë Napolin, Ancelotti ka mbajtur krahun e futbollistëve dhe jo të presidencës. Kjo ka nervozuar klubin dhe mund të marrin një vendim për shkarkimin e një prej trajnerëve më të suksesshëm të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN