MENU
klinika

Projekt-buxheti 2020

Denaj: Më shumë rritje ekonomike, papunësia do bjerë

08.11.2019 - 12:09

“Do të ketë më shumë rritje ekonomike dhe reforma të rëndësishme. Papunesia do bjerë në 10.6% në vitin 2020”.

Këto ishin premtimet dhe angazhimet e Anila Denajt, ministre e Financave, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për vitin 2020 në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend.

“Shumë sektorë të ekonomisë kanë patur rritje. Turizmi këtë vit pati performancë të mirë”, tha ministrja.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Denaj theksoi se konsolidimi fiskal ka dhënë efektet e tij për vitin 2019, ndërsa rritja e të ardhurave nga viti në vit është në shifrën 3.4%.

“Defiçiti buxhetor pritet të jetë 1.6% i PBB”, shtoi Denaj.

Ministrja e Financave foli edhe për sektorin e arsimit ku, sipas saj, për vitin e ardhshëm do të jepen 3.3 miliardë lekë më shumë se këtë vit.

Denaj premtoi gjithashtu lehtësira fiskale edhe për sektorin e automobilave në Shqipëri.