MENU
klinika

Arrestohen 3 persona

Detaje nga grabitja e 110 mln lekëve në postën e Krujës

07.11.2019 - 12:50

Tre persona janë arrestuar në lidhje me grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në postën e Krujës, ku u vodhën 110 milionë lekë.

Burime nga policia bënë me dije se pas arrestimit të rojës private, Besnik Parruca, i cili akuzohet për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, u vunë në pranga dhe këta 3 persona.

Të njëjtat burime sqaruan se grabitja ndodhi mëngjesin e 4 tetorit, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute nga njëra prej kasafortave dhe më pas janë larguar me një kamionçinë frigoriferike.

Bëhet fjalë për shtetasit Mark Caka; Bujar Tafa; Andi Paturri (Çerishti) si dhe roja Besnik Parruca.

Roja private, pas marrjes djeni për ngjarjen akuzohet se nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët.

Ndërkohë ka dyshime se autorët kanë detyruar rojen private t’i ndihmojë. Deri më tani nuk dihet identiteti i personave të arrestuar.