Parandalohet një rast të kontrabandimi klandestinësh nga vendet e Lindjes së Mesme, ndërkohë që policia e Dibrës ka ndaluar 7 sirianë që tentonin të kalonin kufirin.
Burime zyrtare thanë se në sajë të informacioneve të marra nga qytetarët, klandestinët u kapën teksa po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
7 sirianët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.
Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit.