MENU
klinika

Kombëtarja

Dilemat e fundit të Edy Rejas për listën e radhës

08.11.2019 - 11:46

Një ditë më parë ishte Franca që zbuloi të grumbulluarit për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020. Ndërsa Edy Reja pritet këtë fundjavë të shpallë listën.

Nuk priten ndryshime të mëdha nga ndeshjet e fundit. Kështu, konfirmohet sërish mungesa e Mërgim Mavrajt, i cili është dëmtuar në shpatull dhe do të mungojë 3 javë edhe për ekipin e tij në Gjermani.

Pritet të rikthehet Taulant Xhaka, i cili i ka dhënë shumë ekipit tonë kombëtar. Ndërkohë që edhe Kumbulla është konfirmuar i dëmtuar dhe nuk do të grumbullohet.

Prurje e re mund të Florian Kamberi, por gjithnjë nëse dokumentacioni për të do të mbyllen brenda kohës. Për të vazhduar më tej, Lindon Selahi e ka konfirmuar për vetë faqen zyrtare të klubit se do të jetë pjesë e Shqipërisë në këto dy takime.

Dilema ka për dy lojtarë të rinj që kanë qenë pjesë dikur edhe ekipit Shpresa, por që janë grumbulluar. Myrto Uzuni është në listën e pritjes, ashtu edhe Taulant Seferi, që ende nuk ka debutuar në ekipin A dhe mendohej që Andorra mund të shërbejë për këtë qëllim.

trashi lorenc
trashi lorenc

Ftesë ka edhe Lorenc Trashi i Partizanit, që me golin në Moldavi ka bindur trajnerin Edy Reja. Ndërsa pjesa tjetër e kontigjentit është ajo e zakonshmja, me ndonjë ndryshim të mundshëm duke parë se si do të shkojë gjendja e tyre me ndeshjet në ekipit respective ku luajnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin