Diplomati austriak, Wolfgang Petrich, ka thënë se ideja për një “Mini-Shengen”, ka ardhur nga Bashkimi Evropian. Ai ka pohuar se vendimi i Francës, përkatësisht i presidentit francez, Emmanuel Macron, për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e dëmshme për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, ky refuzim ka kontribuuar në përshpejtimin e idesë së “Mini-Shengenit”.
“Është gjithmonë e vështirë të argumentohet nëse “B” do të kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur “A”, por sipas mendimit tim, tani është e qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor që BE nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre në një afat të shkurtër. Po aq e keqe sa vendimi i presidentit Macron është të bllokohet hapja e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, mbase përfitimi i vetëm është që koha e transformimit ka kaluar.
BE nuk po pretendon që së shpejti do të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nuk mund të pretendojnë se me anëtarësimin në BE do t’i zgjidhnin problemet e tyre”, ka thënë Petrich në një intervistë për “Kosovo Online”.
Sipas tij, “Mini-Shengeni”, duhet t’i ndihmojë shtetet që të mbështesin njëra-tjetrën dhe t’i zgjidhin problemet mes tyre. “Dhe kjo është arsyeja pse, ndërsa unë besoj se vendimi i Macron është i dëmshëm për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, mund të thuhet se ka kontribuar në përshpejtimin e idesë së një “Mini-Shengeni”, u shpreh diplomati austriak Wolfgang Petrich.