Samiti i Ohrit, për të ashtuquajturin «Mini-shengen ballkanik» është një ngjarje që meriton vëmendjen e Kosovës, dhe për këtë arsye unë po jap disa konsiderata. Ne duhet të falenderojmë së pari nikoqirin, R. e Maqedonisë së Veriut, i cili nëpërmjet gojës së kryeministrit Zaev, e bëri të qartë që në Nish në 11 tetor 2019, se ky takim për të ashtuquajturin Minishengen ballkanik nuk kishte kuptim pa praninë e Kosovës.
Por, ne kemi megjithatë disa dilema…
Dikush e ka parë këtë proces bashkëpunimi mes nesh, si largim nga Bashkimi Europian.
Është lexim tërësisht i gabuar. Jo, ne po bëhemi dhe duhet të bëhemi gati për të hyrë brenda këtij Bashkimi.
Bashkimi Europian, integrimi euroatlantik mbetet Nordi i vetëm i orientimit tonë politik dhe diplomatik.
Prioriteti ynë absolut. I pazëvendësushëm me inicativa si kjo.
Mirpo unë i mbahem pikëpamjes:
nëse ne nuk duan të na fusin brenda një shtëpie tjetër, atëherë ne duhet të forcohemi njëherë mes veti, pastaj të trokasim në dyert e tjetrit.
Ne s’duhet ta përdorim refuzimin e Këshillit ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë si mundësi për të krijuar në vendet tona sentimente antieuropiane.
Ne duhet ta marrim në mënyrë racionale dhe qasjen e Presidentit francez Macron, për miratimin e një strategjie të re zgjerimi. Edhe ajo ka elemente të arsyeshëm.
Plotësisht dakord me ato tha në Davos i dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbin, Palmer sipas të cilit veprimi i fundit i Këshillit të BE-tregon paradoksalisht se ndërsa SHBA-të po i qëndrojnë në Ballkan, Bashkimi Europian ngjan se po largohet prej tij.
Ne shihemi shpesh në forumet e Procesit të Berlinit, ato të Iniciativës për Bashkëpunimin me Evropën Juglindore (SECPP).
Pikëpyetja është:
A mund të sjellin këto takime diçka të re në raport me ato të mëhershmet ? ato në Procesin e Berlinit, apo ato të tjerat në kuadër të SECPP ?
Shumë e vështirë, por duhet ta tentojmë. Përndryshe s’kemi pse humbim kohë me takime, që vlejnë vetëm e vetëm për të relaksuar marrëdhëniet ndërshtetërore ndër ne.
Do ju lutesha dhe për diçka tjetër. Mos mbani fjalime ekskluzivisht për publikun e vendeve tuaja. Kjo do të ishte banale, fyese për gjithseicilin prej nesh. Me përdor mikun, partnerin e jashtëm, për konsum të brendshëm. Kjo është banale.
Jo dirigjentëve. Për asnjë arsye nuk mund t’i konceptojmë këto takime, apo dhe vetë iniciativën sikur shtetet tona e paskan gjetur dirigjentin. Jo, në këto takime shtetet tona duhet të sillen si të barabartë.
A nuk është kjo fryma e Bashkimit Europian, ku shpesh vota e Luksemburgut ka të njëjtën vlerë me Francën ?
Kjo iniciativë, pavarësisht kontekstit pozitiv që krijon në vendet tona, megjithatë ngjan vetëm për spektakël.
Si me i arrit rezultatet ?
Ne s’kemi asnjë institucion garantues, mbikqyrës brenda këtij Minishengeni ballkanik. Kjo heqja e pasaportave është shumë pozitive. Mirpo vetëm kaq s’mjafton. Bashkimi europian ka institucione ndërmjetëse, gjyqe, etj.
Mos vallë ka ardhur koha e një trupi punues, një institucioni të lehtë arbitrati mes nesh- që zgjidhin kundërshtitë, që harmonizojnë pozicionet ?
Bashkimi Europian i ka këto. CEFTA kësisoj, pavarësisht një formati akoma më të gjerë vendesh, doli e dështuar si tregoi përplasja Serbi Kosovë. E kapërcyer nga koha.
Mirpo ne ndërkohë e kemi syrin tek Bashkimi Europian. Ai i ka të gjitha këto struktura, pra dhe arbitratin. Të ndjekim këto shembuj.
Ka një kontradiktë në fakt ne po punojmë për afrimin më të madh mes nesh vendeve të Ballkanit, -ndërkohë që po ecim para ndonëse ngadalë, drejt BE-së. Ku do ja mbrrimë më parë?
Unë mendoj se heqja e barrierave mes nesh për lëvizjen e lirë të ideve, mallrave, njerëzve, kapitaleve, ndihmon ne dhe Bashkimin Europian.
Mirpo, duhen krijuar kushtet për këtë ndryshim.
Ne jemi popuj me moshë të re. Shumica kanë lindur pas vitit 1999, vit i luftës së Kososvës. Si do bëjmë për rininë tonë ? Do ta lemë peng të armiqësive vjetra mes nesh ? Jo, është gabim-mendoj unë. Ndaj duhet të nxisim megjithatë kërkesat e të rinjve. Projektet e tyre.
Kërkesa e dytë është kjo : Fryma e Minishengenit ndikon poshtë, prej nga ku duhet të vijë : të vijë nga poshtë dhe jo nga sipër..
Ne si politikanë nuk mund t’ i japim urdhër biznesit, por ne duhet t’ i krijojmë kushte biznesit të kooperojë.
Pse duke marrë stimuj shtetërorë të mos krijohen subjekte të përbashkëta përshembull për hekurudhat ? për Fondin e Sigurimit shëndetësor, për portet, etj, rrugët, etj. Kjo është eficiencë.
Duke mbetur tek rrugët : një gjë më bën përshtypje.
Pse sapo afrohen rrugët afër kufirit, cilësia e tyre bie shumë ?
Shikoni Pogradec-Qafë Thanë :
Po në kufirin e Maqedonisë me Bullgarinë ?
Distanca fare të shkurtra, por që bëhen me rrugë të keqe.
Pra ne s’jemi të lidhur mirë njeri me tjetrin; ne tentojmë të indoktrinojmë rininë tonë, etj, etj.
Unë vij nga bota e biznesit ku zakonisht nuk përdoret koha kot. Pikërisht me këtë moto dua të them se nëse nuk i japim kuptim, identitet këtyre takimeve, nëse ato nuk janë pjesë e vizionit të ri, këto takime janë harxhim i madh kohe. Për konsum të publikut tonë të brendshëm, për karshillëk Bashkimit Europian, etj. Tërësisht e gabuar kjo qasje.