MENU
klinika

"Më lini të qetë”

Deklaratat e forta të Metës, ‘dorëzohet’ Borchardt

18.11.2019 - 19:39

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta, i cili i dërgoi një letër Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë në të cilën thuhej se Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit, vjen një reagim nga ky i fundit.

Teksa hynte në një takim në selinë e PD-së, ambasadori u pyet nga gazetarët për vendimin e Metës, ndërsa tha se; “OSBE organizatë legjitime në Shqipëri. Më lini të qetë”.