MENU
klinika

Klubi spanjoll me gjestin e madh

Dolën me fanellat “Pray Albania”, Bare: Faleminderit Malaga!

30.11.2019 - 11:04

Solidarizimit me Shqipërinë mbrëmë iu bashkua edhe klubi i Malagës në Spanjë, ku luajnë dy futbollistët e Kombëtares, Keidi Bare dhe Armando Sadiku.

Malaga zbriti në fushën e lojës me fanella kushtuar Shqipërisë, gjë që ka emocionuar shumë tifozët shqiptarë në këto ditë të vështira. Ndaj Keidi Bare, nëpërmjet rrjeteve sociale ka dashur që të falënderojë klubin:

“Falënderimi për gjestin fisnik i takon klubit të Malaga dhe sigurisht shokëve të skuadrës që na mbështetën në këto ditë të vështira për Shqipërinë.

Zoti ju dhëntë forcën për të përballuar këtë tragjedi shqiptarët e mi. Bashkë jemi më të forte. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës për mbështetjen ndaj vendit tim në këto momente të vështira. Shqipëria sot është më shumë tifoze e Malagas”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prekëse nga “Ballistët” e "Shvercerat"

“Zemra më djeg, kur të shoh në zi…”