MENU
klinika

750 të lënduar

Dorëzohet Durrësi/ Rëndohet bilanci, shkon në 47 numri i viktimave

28.11.2019 - 17:39

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 47 numrin e vktimave dhe 750 të lënduar.

4 trupt e pajetë në zonën e Kënetës në familjen Lala, mësohet se u përkasin Marjeta Lalës, Emilio Lalës dhe Dionis e Dionisa Lalës, nëna me 3 fëmijët e saj.

Ndërkohë në Lagjen nr. 6 në Durrës janë nxjerrë dhe dy trupat e 2 grave të mbetura nën rrënoja janë identifikuar dhe bëhet me dije nga burimet se ato janë Nafie Rexhepi rreth 80 vjec dhe Xhuljeta Gjonaj rreth 53 vjeç.

Bëhet me dije se kërkimet në Kënetë në banesën e familjes Lala vijojnë kërkimet edhe për një trup tjetër që dyshohet se është ende në gërmadha dhe bëhet fjalë për Ilir Lalën, djalin e paralizuar të kësaj familje, xhaxhai i 2 binjakëve të gjetur sot të vdekur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.