MENU
klinika

Cilat janë 3 arsyet?

Drejtësia ‘grabit’ sërisht lekë nga buxheti i 2019

14.11.2019 - 16:06

Një tjetër fond i përgjithshëm prej 18 milion lekësh, iu shkon Institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe kjo me vendimin e Këshilit të Ministrave. 

Fondi do të ndahet në 3 akte: 9 milionë në programin e veprimtarisë së rivlerësimit kalimtar të magjistratit, 2 milionë në programin e veprimtarisë së apelimit të rivlerësimit kalimtar, 7 milionë në programin e veprimtarisë së Komisionerit Publik.

VKM sqaron se fondi do të përballohet nga fondi rezervë i po këtyre institucioneve.

Ky vendim do të hyjë menjëherë në fuqi sapo të bëhet botimi i tij në fletoren zyrtare.