MENU
klinika

“Jam e shkatërruar"

Dua Lipa me zemër të thyer lutet për shqiptarët

26.11.2019 - 14:10

“E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët.

I dërgoj gjithë dashurinë time në këtë kohë të vështirë,”- kështu shkruan këngëtarja me originë shqiptare Dua Lipa, në një foto të flamurit shqiptar, postuar në rrjetet sociale, në shenjë solidaritet me zonat e prekura.

Shumë personazhe të tjerë të famshëm janë solidarizuar me situatën emergjente në të cilën ndodhet vendi ynë. Ndërkohë deri më tani raportohen 15 viktima dhe 600 të plagosur.