MENU
klinika

Kurti kundër taksës në "Rrugën e Kombit"

“Dua të vij në shtetin e Kastriotit e jo në atë të Shefqet Kastratit”

23.11.2019 - 15:18

Qeveria e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka më shumë se një vit që ka marrë një vendim për të taksuar me pesë euro kosovarët të cilët shfrytëzojnë “Rrugën e Kombit” për të udhëtuar drejt Tiranës.

E derisa këto barriera ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës, Rama është bërë bashkë me Vuçiqin për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik me Serbinë dhe shtetet e tjera në rajon, duke e anashkaluar Kosovën në gjithë këtë konsultimet dhe planet për të ashtuquajturin plan për ‘minishengen’.

E kjo taksë rrugore nuk po i pëlqen fare as kreut të VV’së, Albin Kurtit, i cili në një intervistë në Top Channel ka thënë se ndryshe nga Shqipëria, kur udhëton për Maqedoni paguan vetëm 1 euro.

Kurti i cili pritet të bëhet kryeministër tutje ka thënë se për shtetin shqiptar do t’i paguante edhe pesëdhjetë euro, por jo për një multimilioner si Shefqet Kastrati.

“Duke ardhur këtu pash vetëm një gjë. Mu desh t’i paguaj pesë euro të ai trau aty. Kur shkoj në Shkup një euro, kur vij në Tiranë paguaj pesë euro. Jo pesë euro, por edhe 50 euro ia jap shtetit shqiptar. Por pse t’ia jap Kastratit pesë euro. Unë jam klasë e mesme, Kastrati është multimilioner. Pse unë i klasës mesme duhet t’ia jap pesë euro multimilionerit. Edhe terminalin në Vorë e ka ai”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV-së ka thënë se “Unë dua të vij në shtetin e Kastriotit e jo në shtetin e Kastratit”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!