MENU
klinika

"Asnjë subvencion!"

“Duam treg patatesh”, fermerët të harruar

03.11.2019 - 16:22

Edhe pse patatja e Stëblevës në rrethin e Librazhdit hidhet në treg me çmim të ulët, ajo rrezikon të mbes stok për shkak të mungesës së tregut.

Mijëra kuintal patate janë futur rishtas në tokë, nëpër kavaleta, me shpresën e rritjes së çmimit të tregu.

Aktualisht fermerët janë në fazën e mbledhjes së prodhimit, por në mungesë të shitjes shprehen të shqetësuar pasi është i vetmi burim financiar që kanë.

kolana e librave

“Nëse nuk tregtohet ne i hedhim. Është i vetmi burim jetese. Nuk ka treg, nuk ka kërkesa. Nga shteti duam që të ketë treg patatesh”, shprehen fermerët.

Fermerët gjithashtu thonë se ndihen të harruar nga shteti pasi nuk kanë marrë asnjë subvencion.

“Nga shteti nuk ka pasur subvencione”

Patatja e Stëblevës është e njohur në treg dhe fermerët në këtë zonë e ruajnë prej vitesh traditën e patates.