MENU
klinika

Anketa nga Banka Botërore

‘Duart’ e krimit në ‘fytin’ e biznesit shqiptar

14.11.2019 - 16:24

Kriminaliteti është një nga barrierat kryesore që pengon të bërit biznes në vendin tonë.

Në anketën më të fundit të Bankës Botërore për sipërmarrjet në Shqipëri, një anketë që kryhet çdo 6 vjet, rezulton se kriminaliteti ka kosto të konsiderueshme për biznesin që operon në vendin tonë.

Vetëm kostot e vjedhjeve fiksohen në 4.5% të shitjeve të atij biznesi. Kjo normë është dukshëm më e lartë se mesatarja e Europës dhe Azisë qendrore, që fiksohet në 3.1%.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Kostot e sigurisë ndërkohë, pra kapitali që vetë bizneset kanalizojnë për t`u mbrojtur, sidomos ndaj fenomenit të vjedhjes, fiksohen mesatarisht në 2.3% të shitjeve, diçka më shumë se mesatarja e Europës dhe Azisë qendrore, ku kjo normë fiksohet në 2.1%. pra në total, kostot e vjedhjeve dhe ato të sigurisë për bizneset në vendin tonë, fiksohen mesatarisht në rreth 7% të shitjeve.

Kjo kosto i bën bizneset të ‘përtypen’ me vështirësi .

“Firmat mund të jenë objekt i vjedhjeve, grabitjeve, vandalizmit, etj. Mbrojtja ndaj krimeve të tilla ka kosto pasi janë të detyruara të kanalizojnë një pjesë të burimeve të tyre nga prodhimi, drejt sigurisë. Për më tepër, si investitorët e huaj, ashtu edhe ata vendas e perceptojnë krimin si një indikator të paqëndrueshmërisë sociale, dhe krimi rrit kështu kostot e të bërit biznes”-thotë Banka Botërore në anketë.

Por, megjithatë, kriminaliteti nuk zë vend ndër 10 pengesat kryesore të të bërit biznes në Shqipëri.