MENU
klinika

Kreu i FSHF-së për “Arena Kombëtare”

Duka mbyll “gojët e liga” për përurimin e stadiumit

08.11.2019 - 21:34

Çështja kryesore këto ditë në ambientin futbollistik shqiptar dhe jo vetëm ka qenë stadium i ri “Arena Kombëtare”, për të cilin është caktuar data 17 nëntor për t’u përuruar pikërisht në ndeshjen e fundit eliminatore “Euro 2020” ndaj Francës.

Ditët e fundit ka pasur zëra që UEFA mund të mos aprovojë këtë datë, por këto opinione i ka shuar përfundimisht vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një intervistë për “Top Channel”.

“Lajmet që s’do luhet në kryeqytet janë lajme për klikime që bëjnë disa media pasi lajmi keq shet me shumë”, – u shpreh Armand Duka.

konica sportkonica sport mobile

Ndërkohë, numri një i futbollit shqiptar ka treguar edhe detajet e ceremonisë: Në 15 minuta nga nxemja dhe deri kur të dalin lojtarët në fushë do të ketë një festë me ndriçimin me fishekzjarre dhe me këngëtarë.

Uroj që Reja dhe stafi i tij së bashku me lojtarët mos ta kenë mendjen te biletat apo te stadiumi dhe ndeshja me Francën, por te ndeshja me Andorrën. Nëse nuk marrin një rezultat me të, do të na e prishin festën për ndeshjen me Francën.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF për “Arenën Kombëtare”

Duka: Vetëm nga forca madhore nuk përurohet