MENU
klinika

Atentati ndaj prokurorit

5 qytete – Policia, kontrolle të rrepta në çdo banesë

05.11.2019 - 10:26

Në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj makinës në të cilën udhëtonte prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoj, policia po ushtron kontrolle në banesat e Krujës, Fushë-Krujës, Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 14 persona të cilët janë marrë në pyetje e më pas janë lënë të lirë.

kolana e librave

Deri më tani lidhur me këtë ngjarje është ndaluar një person.

Kontrollet janë ushtruar gjatë orëve të natës kanë vijuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.