MENU
klinika

Intervista e Faik Konicës

Durrësi kryeqytet shqiptar…

13.11.2019 - 11:54

       “Le Journal” ka botuar, të dielën e 25 janarit 1914, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës me gazetarin e “Secolo-s”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

 

Vjenë, 24 janar. (Nëpërmjet telefonit) – Një koleg i Secolo-s pati një intervistë me një shqiptar që jeton në Trieste, Presidentin Faik Bej Konica, i cili i tha atij se këto ditë të gjithë delegatët shqiptarë aktualisht jashtë vendit do të takoheshin në Trieste për të udhëtuar së bashku në Shqipëri për të nderuar Princ Vidin gjatë ardhjes së tij.

Presidenti deklaroi gjithashtu se princi do të ishte i detyruar të rrethohej me një suitë të shkëlqyeshme dhe truproja të shumta për të dhënë përshtypje të mira popullit të tij.

 

   

 

    Qyteti i Durrësit do të konsiderohet si kryeqytet vetëm përkohësisht. Sa i përket situatës financiare të Shqipërisë, Presidenti deklaroi se buxheti do të jetë 18 milion franga. Shteti i ri do të ketë një qëndrim miqësor ndaj Austro-Hungarisë./darsiani.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”

Ju rrëfej vëllezërit e mi...

“Një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit