MENU
klinika

Gjurmët e tërmetit në qytet

Durrësi udhëkryq midis ankthit për banesat dhe frikës nga vjedhjet

30.11.2019 - 17:08

Jeta në qytetin e Durrësit, 4 ditë pas tërmetit që krijoi tragjedi, duket e paralizuar.

Bizneset janë pothuajse të mbyllura, ndërsa shumë pak qytetarë qëndrojnë në rrugë, kryesisht në pritje të grupeve vlerësuese për dëmet në banesat dhe bizneset e tyre. E gjithë vija bregdetare, nga ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, ngjan me një zonë lufte.

Tërmeti ka lënë gjurmë thuajse në çdo biznes dhe banesë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë shpallur të pa banueshme. Objektet më të prekura nga forca e tërmetit janë ato në vijën e bregdetit.

Policia gjatë gjith kohës qëndron në gatishmëri, për të mos lejuar familjet të futen në banesa. Kjo për të shmangur rrezikun. Pranë gërmadhave të hotel ‘Palma’ është rikthyer edhe Dogjan Domi.

Fati e solli të ishte ato momente pranë, jo vetëm për të qenë dëshmitar i kësaj tragjedie, por për tu bërë edhe kontribues në operacionin e shpëtimit të jetëve.

“Kur shikoja babain e Klajdit më dukej sikur djali im është poshtë gërmadhës. Çdo gjë është hequr me dorë”– tha Domi.

Sot në Durrës duket se gjendja më e vështirë ka kaluar. Qytetarët dhe banorët presin vlerësimin e dëmeve dhe raportet teknike për banesat. Përtej kësaj, hallet e tyre nuk kanë të sosur.

Disa banorë apo pronarë biznesesh kanë shpejtuar për të ngritur mure provizore, kjo për faktin se siç thonë ata ka filluar vjedhja e banesave.

Ka dhe nga ata që po përgatisin rrjeta prej teli për të mbyllur muret e shkatërruara të banesave të tyre.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin