MENU
klinika

Sulmuesi kosovar

Dy gola të Muriqit, Fenerbahce merr kreun

08.11.2019 - 20:32

Nuk ka më dyshime. Sulmuesi kosovar Vedat Murriqi është futbollisti më në formë në kampionatin turk. Ai po kalon një formë të çmendur, mbrëmjen e sotme mori përdore Fenerbahcen.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar dy gola që në pjesën e parë. Fillimisht, gjiganti i sulmit shënoi në minutën e gjashtë, ndërsa më pas në të 44-tën, me të dy golat që u realizuan nga pika e bardhë e penalltisë.

Muriqi ngjitet në kuotën e 7 golave me Fenerbahcen në 11 javë kampionat, duke lënë gjurmë që në sezonin e parë me gjigantin turk. Muriqi do të luajë me Kosovën dy ndeshje vendimtare sa i përket kualifikimit në “Euro 2020”, atë me Çekinë dhe Anglinë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Fenerbahce fitoi 3-2 ndaj Kasimpas në fund dhe merr kreun e renditjes në Superligën turke. Në minutën e 69-të mori edhe një karton të verdhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN