MENU
klinika

Futbollisti i Kombëtares

Dy klubet e Serie A duan mbrojtësin kuqezi

13.11.2019 - 13:36

Duket se kolonia e futbollistëve shqiptarë që luajnë në Serie A do të shtohet. Mediet italiane raportojnë se një tjetër mbrojtës i Kombëtares mund të transferohet drejt kampionatit italian.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, i cili po kalon një formë mjaft të mirë me skuadrën e Hajduk Splitit në Kroaci. Kjo formë në Kroaci ka bërë që të ketë interesim nga Italia.

Janë Atalanta e Bologna dy skuadrat që kanë nisur të kërkojnë informacione për futbollistin e Kombëtares, teksa pritet që së shpejti të nisin edhe bisedimet.

Të dy klubet e kanë vëzhguar nga afër Ismajlin në ndeshjet e kampionatit, ndërkohë që pritet që për të të ketë vëzhgues edhe në ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës, aty ku kuqezinjtë do të provojnë të marrin më të mirën në dy ndeshjet e fundit eliminatore “Euro 2020”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN