MENU
klinika

Kapen 3 trafikantët shqiptarë dhe italiani

E kishin fshehur në pyll, derrat e egër iu hanë kokainën

17.11.2019 - 09:18

E gjithë strategjia e tyre për të fshehur një sasi kokaine në tokë, ka rezultuar e dështuar, pasi ajo është ngrënë nga një tufë derrash të egër.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në një pyll në Toscana.

Dailymotionail shkruan se kokaina me një vlerë prej 19.800 eurosh ishte groposur nga trafikantët, por që në fakt është zbuluar nga këto kafshë.

Ndonëse grupi i trafikantëve, një italian dhe tre shqiptarë, e kishin futur kokainën në kavanoza (kokainë e pastër që kushtonte 99 € për një gram), kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mbrojtur atë nga kafshët.

Gjatë përgjimeve telefonike nga policia, mësohet se trafikantët përdornin kode gjatë bisedave për t’iu referuar ilaçeve të tilla si “aperitiv”, “proseço”, “verë” dhe “kafe” teksa kryenin veprimtarinë e tyre kriminale.

Mes këtyre përgjimeve u zbulua po ashtu edhe ngjarja në fjalë, ku ata ankoheshin se një sasi e madhe e drogës ishte zhdukur, ku një pjesë e saj ishte ngrënë nga kafshët dhe pjesa tjetër ishte shpërndarë mes degëve dhe gjetheve të pemëve.