MENU
klinika

Europa League

E pabesueshme, United përmbyset në Kazakistan!

28.11.2019 - 18:45

Ndeshjet e parafundit në grupet e Europa League kanë nisur me një surprizë të madhe. Manchester United është përmbysur nga Astana në Kazakistan, me vendasit që kanë fituar 2-1.

Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh me Lingard në minutën e 10-të të pjesës së parë dhe me këtë gol janë mbyllur 45 minutat e para.

Por në të dytën vendasit kanë marrë zemër. Fillimisht ka barazuar Shomko në 55’, ndërsa autogoli i Bernard në 62’ ka përmbysur shifrat në Astana. Një humbje që nuk djeg shumë gjithsesi, pasi United mban vendin e parë.

Në dy ndeshjet e tjera të kësaj ore, Krasnodar ka mposhtur 1-0 Basel, ndërsa Trabzonspor është mposhtur nga Getafe 0-1.